Në datë 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare e trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021,

që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit nr. 368, datë 19.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 35, datë 07.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi