Ditën e mërkurë, më datë 17.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.