Ditën e enjte, më datë 18.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.