Ditën e enjte, më datë 18.04.2019, ora 11:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.22/2018, datë 19.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Admir Thanza ka bërë kundër vendimit nr.40, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator:  Ardian Hajdari
Anëtarë:  Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.