
Ditën e enjte, më datë 01.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.