Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit nr. 711, datë 01.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 24.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Albana Shtylla