Në datë 01.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit nr. 426 datë 27.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Statusi: Përgatitje për gjykim