Ditën e hënë, më datë 19.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja (JR) 42 – 17 /2018, datë 11.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga ish- subjekti i rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit nr. 6, datë 28.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.