Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 01.02.2024, ora 10:00, në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022, që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13. 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”.

Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u caktua për t’u zhvilluar në datën 06.02.2024, ora 10:00.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.