Ditën e enjte, më datë 07.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 592, datë 24.11.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.