Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2024, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr.6, datë 28.02.2019.
Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, ditën e hënë, në datën 11.03. 2024, ora 10:00.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori këtë vendim në kuadër të ofrimit të garancive për një proces të rregullt ligjor, bazuar në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për t’i dhënë mundësinë Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe kërkueses, znj. Antoneta Sevdari, të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.