Më datë 22.02.2024 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit nr. 446, datë 16.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi