Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.03.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 337, datë 18.01.2021.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e plotë të situatës faktike lidhur me burimin e ligjshëm të huasë së huadhënësit P.N. në shumën 5.500.000 lekë për blerjen e apartamentit të ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, në datën 23.04.2024, ora 10.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.