Ditën e martë, më datë 09.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 370, datë 18.05.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.