
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 736, datë 31.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentjan Habazaj.
Në datën 08.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla