Ditën e mërkurë, më datë 15.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.