Në datë 18.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 352 datë 01.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla