Në datë 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit 452, datë 24.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz