Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 22.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 22/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021.
Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për shtyrjen e seancës gjyqësore për të konfirmuar që vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë me nr. 51, datë 17.04.2024 “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, që i përket subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj, ka marrë formë të prerë. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14.05.2024, ora 14:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.