Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka kundër vendimit nr. 739, datë 26.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 24.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla