Ditën e enjte, më datë 23.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 456, datë 08.10.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi. Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.