Ditën e enjte, më datë 13.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.