
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit nr. 740, datë 08.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 22.05.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla