Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 757, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri.

Në datën 05.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz