Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 743, datë 19.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.
Në datën 11.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi