Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 13.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 03.07.2024, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.