Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 25/2024, datë 03.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 760, datë 26.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ardiana Bera.
Në datën 08.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla