Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 11.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.
Për shkak të pamundësisë objektive për arsye shëndetësore, për të qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore të njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, dhe rrjedhimisht, për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues, u vendos shtyrja e seancës për në datën 19.07.2024, në orën 09:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.