Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 754, datë 05.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.
Në datën 24.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi