Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 756, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.
Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi