Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 766, datë 22.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:       Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz