Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 768, datë 31.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.
Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi