Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit nr. 659, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 15, datë 13.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi