Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar kryesuese në çështjen (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi