Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 730, datë 10.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 17, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla