
Ditën e martë, më datë 25.11.2024, ora 11:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 472, datë 04.11.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.