Ditën e martë, më datë 03.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.