Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 779, datë 28.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.
Në datën 05.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla