Ditën e enjte, më datë 05.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.