Në datë 19.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit nr. 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 15.11.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtare).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi