Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 47/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita kundër vendimit nr. 796, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 25.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi