Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 48/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sabri Kastrati kundër vendimit nr. 800, datë 19.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 25.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi