Në datë 25.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarëve Sokol Çomo, i caktuar relator dhe Ardian Hajdari i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit nr. 464, datë 28.10.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Sokol Çomo është bërë pas kërkesës së tij për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 22, datë 25.11.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla(anëtare).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarëve anëtarë, dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla