Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 21-4/2019 (JR), datë 25.11.2024, që i përket kërkuesit Artor Ylli me objekt “Rishikimi i vendimit Nr. 31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Artor Ylli.”

Në datën 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj