Në datë 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Ina Rama, Mimoza Tasi