Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12.12.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 428, datë 29.07.2021.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtëtutës dhe nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, për t’i dhënë subjektit të rivlerësimit mundësinë e ushtrimit të së drejtës për t’u dëgjuar.
Ftohet subjekti i rivlerësimit të sigurojë prezencën e tij, ose përfaqësimin nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor në seancën gjyqësore publike vijuese që do të zhvillohet në datën 16.01.2025, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.