Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.12.2024.