Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 23-23/2019, datë 12.12.2024, që i përket kërkuesit Dritan Peka me objekt “Rishikim i Vendimit nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Dritan Peka.”
Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla