Ditën e enjte, më datë 23.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Guximtar Boçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 530, datë 10.05.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë