
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 24-37/2018 (JR), datë 17.12.2024, që i përket kërkuesit Dritan Rreshka me objekt “Rishikimin e Vendimit Gjyqësor të formës së prerë Nr. 15, datë 17.07.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”
Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama